Flash News

KRYESORE

Nuk ka vendim për 18 qershorin, Kolegji Zgjedhor mblidhet sërish më 22 maj

Nuk ka vendim për 18 qershorin, Kolegji Zgjedhor mblidhet sërish

Kolegji Zgjedhor ka shtyrë vendimin për kërkesën e Partisë Aleanca Popullore, e cila kërkon shfuqizimin e vendimit të KQZ për pranimin me një ditë vonesë të listave të partive për zgjedhjet e 18 qershorit.

Kryetari i PAP, Artur Dojaka ka theksuar se Kolegji vendosi shtyrjen për në 22 maj, në mënyrë që në sallë të jenë të pranishëm përfaqësuesit e partive të regjistruara për 18 qershorin, duke qenë se ato preken si palë të treta nga vendimi i Kolegjit.

Ndërkohë, PAA e Agron Dukës u tërhoq nga ankimimi në Kolegj pas marrëveshjes së arritur në orët e para të mëngjesit të sotëm mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për dhënien fund të krizës politike dhe shtyrjen e zgjedhjeve.

LSI lëviz me shpejtësi pas marrëveshjes PS-PD, përdor ‘asin nën mëngë’ për të rrëzuar zgjedhjet

Të fundit