Flash News

KRYESORE

Nuk ka vetting për Adriatik Llallën dhe Besnik Imerajn, KPK: U dorëhoqën...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të ndërpresë procedurat e rivlerësimit për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetutese Besnik Imeraj.

Sipas KPK, ky vendim është marrë pas vendimit të Llallës për të mos u rikthyer në Gjykatën e Lartë pas largimit nga Prokuroria e Përgjithshme dhe pas dorëheqjes së Imerajt nga Kushtetuesja.

Me këto vendime, Llalla dhe Imeraj i shmangen procesit të vetting-ut.

“Pas Adriatik Llallës, do eleminohen 80 gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë”

Njoftimet:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  njofton se trupi gjykues, i përbërë nga:

Roland Ilia                          Kryesues,

Pamela Qirko                    Anëtare,

Olsi Komici                         Relator,

Pasi mori dijeni për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Llalla, më datë 12.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Adriatik Llalla.

Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në zbatim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

---

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se trupa gjykuese, e përbërë nga Brunilda Bekteshi (kryesuese), Etleda Çiftja (anëtare) dhe Genta Tafa (Bungo) (relatore), pasi mori dijeni për vendimin nr. 2, datë 31.01.2018 të Gjykatës Kushtetuese, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 14, datë 06.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ka vendosur ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Besnik Imeraj.

Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në respektim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Të fundit