Flash News

KRYESORE

“Nuk ka zgjedhje më 30 qershor”, Basha sfidon Ramën: Gati të mbrojmë demokracinë me çdo çmim

“Nuk ka zgjedhje më 30 qershor”, Basha sfidon Ramën: Gati

Lulzim Basha deklaroi në takimin me qytetarët e Beratit se aleatët perëndimor mbështesin programin e Partisë Demokratike për shndërrimin e Shqipërisë në nje vend europian. Duke iu përgjigjur Edi Ramës, Basha paralajmëroi se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje dhe se Partia Demokratike është gati t’i ndaloje ato me çdo çmim.

“Kthehem pas një vizite nga Perëndimi, ku mora garanci se bashkë me aleatët tanë, ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas drejt diktaturës se krimit, drejt despotizmit me frymëzim lindor. Ne e kemi nisur ketë beteje jo për pushtet, jo për karrige por për një ideal qe frymon qe prej ditës se pare si demokrat: e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Kurrë nuk ka qene më i madh një bashkim popullor se ky. Kurrë nuk ka qene me e çoroditur dhe ne panik pakica e Edi Ramës, të cilët për gjashtë vite me radhe ishin padronë të vendit. Zgjedhje me 30 qershor nuk do te ketë, do ti mbrojmë me çdo çmim, për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë. 30 qershori është tentative për grusht shteti kushtetues”, deklaroi Basha.

Të fundit