Flash News

KRYESORE

“Nuk ka zgjedhje në 30 qershor”, Xhelal Mziu: Të vendosur deri në flijim

“Nuk ka zgjedhje në 30 qershor”, Xhelal Mziu: Të vendosur

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka deklaruar se në territorin e Bashkisë së Kamzës nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor.

Mziu, me vendosmëri thotë se strukturat e Partisë Demokratike të Kamzës dhe Paskuqanit janë të gatshme  të shkojnë deri në flijim.

“Ne jemi të vendosur deri në flijim për të drejtën e votës së lirë, për të cilën u ngritëm në vitet 90 për ta bërë “Shqipërinë si gjithë Evropa”. Kamza e vendosur der në fund për zgjedhje të lira dhe të ndershme!” shkruan Xhelal Mziu në Facebook.

Edhe katër ditë na ndajnë nga zgjedhjet  e 30 qershorit, që si rrallëhere do të zhvillohen pa opozitën. Bashkitë e djathta paralajmërojnë protesta për të mos lejuar zhvillimin e tyre.

 

Të fundit