Flash News

KRYESORE

Nuk kalon vettingun, KPK shkarkon nga detyra Fatmira Hajdarin: Vendim i pritshëm

Nuk kalon vettingun, KPK shkarkon nga detyra Fatmira Hajdarin: Vendim i

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Fatmira Hajdari, nëna e deputetes Rudina Hajdari dhe e veja e Azem Hajdarit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me trupën Gjykuese të përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja ka vendosur të shkarkojë nga detyra gjyqtaren Hajdari për mosdeklarim të saktë të pasurisë.

Menjëherë pas vendimit, gjyqtarja komentoi shkurtimisht duke e cilësuar verdiktin e KPK si të pritshëm.

Ishte vendim i pritshëm”, tha shkurtimisht Fatmira Hajdari për gazetarët.

Ndërkohë, avokati i saj Maksim Haxhia e cilësoi vendimin të paligjshëm dhe se do ta ankimojë.

Vendimi nuk ishte aspak i ligjshëm, do ta ankimojmë , pasuria justifikohet. Nuk po pyesin për ligj se Kushtetuta e ka, këta kanë listat edhe po pastrojnë”, tha Haxhia.Kujtojmë se në seancën dëgjimore të së hënës gjyqtarja Hajdari u përball me një sërë pyetjesh mbi transaksionet me prona, me ndërtimin e një pallati 10 katësh pa leje dhe një bilanc negativ që shkon më shumë se 52 milion lekë, sipas analizës financiare për të ardhurat dhe shpenzimet.

Po ashtu, ajo ka mohuar revokimin e vizës nga ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Një prej burimeve të deklaruara për ndërtimin e pallatit ishte sipas KPK dhe një kontratë për shitjen e një aktiviteti biznesi rreth 168 mijë euro nga i biri. KPK tha se bëhej fjalë për një lokal të marrë me qira nga ministria e Ekonomisë në vitin 2009, por të deklaruar si të ndërtuar me një kredi të marrë në vitin 2007.

Të fundit