Flash News

KRYESORE

"Nuk kam ardhur t’i investoj kot paratë e mia", ekipi i Ronaldos parakalon Realin e Madridit

Fenomeni  Ronaldo tashmë është rikthyer në futboll jo si lojtar por si drejtues i një ekipi, atë të Vajadolidit.

Ish-sulmuesi brazilian ka 51% të aksioneve të kësaj skuadre dhe që nga momenti kur mori menaxhimin e tij, ekipi ka marrë vetëm rezultate pozitive.

Jo vetëm kaq, por skuadra e Ronaldos ka arritur të parakalojnë në tabelën e renditjes së "La Liga" edhe Realin e Madridit, ku Vajadolidi ka 15 pikë, ndërsa "Los Blancos" ka 14 pikë.

Kujtojmë se Ronaldo tha gjatë prezantimit si pronar i skuadrës se nuk ka ardhur për spektakël, por për të marrë rezultate pozitive dhe për të bërë histori me këtë skuadër.

“Nuk kam ardhur t’i investoj kot paratë e mia”, u shpreh ai.

Të fundit