Flash News


KRYESORE

‘Nuk kam dashur që takimin ta kishim në kafe’, e njohu në Facebook, djali ‘guxon’ dhe i shpreh live dashurinë vajzës që pëlqen

‘Nuk kam dashur që takimin ta kishim në kafe’, e njohu

Në programin “Dua të të bëj të lumtur”, mbrëmë u trajtua historia e një vajze dhe një djali që ishin njohur në rrjetin social Facebook.

Ishte Arjani i cili, ftoi vajzën që pëlqente në studio për t’i shprehur live dashurinë.

Ai rrëfeu se kishte rënë në dashuri edhe pse nuk ishin takuar asnjëherë, por sipas tij, vahza që quhet Elma kishte filluar të distancohej dhe bisedat nuk ishin më si më parë.

Për këtë arsye Arjani i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” sepse dëshironte që takimin e tij të parë ta bëntë publikisht në emision dhe jo në ndonjë kafene.

Nga ana tjetër Elma tregoi historinë se si ishte njohur me Arjanin dhe që mesazhet e dërguara nga ajo ishin vetëm për mirësjellje.

Ajo sqaroi nuk i kishte dhënë shkak Arjanit për të menduar se midis tyre pasur diçka më shumë sesa thjesht miqësi.

“Me Arjanin nuk është se kemi folur shumë, por unë e vlerësoj se kam parë që është artist. Edhe pse ai më shkruante romane të tëra me mesazhe, i’a kam kthyer vetëm për të mos u dukur e pasjellshme”.

Pavarësisht fjalëve të Elmës, Arjani këmbëngulte dhe kërkonte që të takohej me të.

Nuk kam dashur kurrë që takimin ta kishim në kafe, fshehurazi të tjerëve, por këtu në studio publikisht para gjithë të tjerëve.” , u shpreh Arjani.

Në fund Elma e refuzoi propozimin e Arjanit. Ajo sqaroi se ka një lidhje me dikë tjetër dhe se këtë fakt ja ka transmetuar edhe Arjanit.

https://www.youtube.com/watch?v=WjpX8OCrZpc&feature=youtu.be

Të fundit