All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

"Nuk kam dijeni për propozimin e opozitës", Rama pas mbledhjes së shtabit: S'jam i kënaqur as me veten time lëre më me drejtuesit politikë

"Nuk kam dijeni për propozimin e opozitës", Rama pas
All - Paragraf - 1

Kryeministri Rama në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit politik të PS në qarqe për organizimin e fushatës zgjedhore dhe raportimet e problematikave që hasin, është shprehur se është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit.

All - Paragraf - 3

“Është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet e pushtetit qendror dhe vendor me bazën”, deklaroi kreu socialist. I pyetur nëse ishte i kënaqur me punën e drejtuesve politik, Rama përgjigjet: “Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur as me veten time jo më me punën e drejtuesve politik.”

Ndërkaq, referuar propozimin nga opozita e bashkuar përsa i përket Reformës Zgjedhore, i pyetur  nëse do të merrte në konsiderat Rama ka shmangur një përgjigje të direkte, duke shtuar se s’është në dijeni edhe pse nuk është nën kompetencat e tij si çështje.

“Është në tagrin e grupit që merret me Reformën Zgjedhore që të trajtojë këtë çështje. Nuk jam në dijeni të saj”, u shpreh kryeministri Rama .

Të fundit