Flash News

KRYESORE

“Nuk kam të dashur, por do jetë një vit bombastik”, Kida flet për mashkullin e saj ideal

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Kida është shumë e dashur për publikun. Me talentin e saj, ajo i ka rrëmbyer zemrën fansave të shumtë. Kida, e ftuar në “Top Culture” u shpreh se ky vit do të ketë shumë gjëra të reja dhe të mira. “Do të jetë një vit bombastik”, tha Kida, e cila është 100% e përkushtuar te karriera për momentin dhe nuk ka kohë për të dashur.

“Nuk kam të dashur. Jam e re dhe dua të fokusohem te muzika. Kam pasur të dashur, por jo diçka serioze. Mashkulli ideal duhet të jetë tipi im, të më respektojë dhe të më dojë me sinqeritet”, u shpreh Kida.

20-vjeçarja, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale, theksoi se nuk ka asnjë problem me muzikën komerciale, pasi, sipas saj, “po e bëjnë të gjithë”.

Në lidhje me fitimet e saj nga kjo muzikë, Kida tha: “Secili artist vlerësohet nga mënyra e të kënduarit dhe nga eksperienca që ka”.

 

Të fundit