Flash News

KRYESORE

“Nuk kam turp nga ty”, modelja me një krah publikon foton frymëzuese

Prej shumë vitesh e para shumë vitesh modelet, supermodelet e fotomodelet duhet të ishin perfekte në çdo aspekt që të pranoheshin për të pozuar para bliceve të aparatit dhe të ecnin në pasarelat më të famshme në botë.

Por gradualisht ky rregull ka filluar të ‘thyhet’. Kate Moss është një nga modelet e cila nuk ka gjatësinë që duhet por renditet ndër më të mirat, apo modelja me shenja në lukërë. E shumë të tjera të cilat janë dhe mbi peshë po bëhën gjithnjë të famshme dhe model frymëzimi.

E njëjta gjë ka ndodhur me Angola, e cila në vitin 2014 ka humbur krahun e djathtë. Lumenni Bombo pësoi një aksident gjatë një udhëtimi pune, por kjo nuk e bëri atë të ndalonte në pasionin e saj për të sfiluar në pasarelë.

Në një foto të saj të postuar pak ditë më parë në “Instagram”, shfaqet duke puthur krahun e saj të prerë, duke treguar se ky incident nuk e bëri atë të paaftë.

Bombo shkruan:“Nuk më vjen turp nga ty!”.

Të fundit