Flash News

KRYESORE

Nuk kanë firmosur lënien e mandateve, Gert Bogdani: Standardet e Hajdarit të njejta me të Murrizit

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike, Gerti Bogdani, në studion e A2 Neës shprehet skeptik për qëndrimin e ndërkombëtarëve, që ishin sot në Tiranë.

Sipas tij, përtej një deklarate shabllon kundër bojkotit dhe dhunës sepse është një vizitë rutinë e planifikuar muaj më parë, edhe pse sipas tij ndihmon vetë eurodeputetët  sepse mund të shohin situatën në terren dhe jo nëpërmjet raportimeve, dhe të dëgjojnë të gjitha palë”.

Për Bogdanin, djegia e mandateve duhet të jetë në të kundërt një kambanë alarmi për ndërkombëtarët, dhe dakordësinë ata duhet ta arrijnë më parë me kryeministrin, i cili më pas duhet të ulet në tavolinë me opozitën.

Partia Demokratike po përjeton edhe disa dinamika të brendshme,  me deputetin Murrizi të përjashtuar për refuzimin e djegies së mandatit, dhe me vendimin ende pezull të deputetes Rudina Hajdari. Por cila është qasja e PD-së ndaj deputetes?

Bogdani nuk nguron të shpreh qëndrimin  e PD-së në këtë pikë.  “Besoj se standardet duhet të jenë të njëjta.  Nuk mund të bëjmë standarde të dyfishta, nuk ka ndryshime midis Rudina Hajdarit dhe Myslim Murrizit në këtë rast”, duke shtuar gjithsesi që “ajo në dhjetor ishte e gatshme të digjte mandatin”.

Të fundit