Flash News

KRYESORE

“Nuk kanë para për t’i dhënë drekë investitorëve”, Rama dhe Ambasada shqiptare aktivitet për produksionin 60 mijë euro në Paris

Në debatin për reformimin e shërbimit të jashtëm u përfshi edhe ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, i cili u shpreh se ambasadorët shqiptarë nuk kanë para as për t’i dhënë një drekë investitorëve dhe jo më të bëjnë diplomaci ekonomike. Por mesa duket gjërat kanë ndryshuar që kur Milo është larguar nga drejtimi i ministrisë, pasi paratë aty janë, por nuk i menaxhojnë siç duhet.

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë të enjten, më 31 gusht, në një aktivitet në Paris ku do të shfaqet një film dokumentar për artin në Shqipëri, me autor Giuseppe Schillaci.

Nëpërmjet burime të sigurta bëhet e ditur se dokumentari që transmetohet në qendrën ‘Pompidou’, ka kapur shifrën në 60 mijë eurove. Këto para janë dhënë nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë, ndërsa Ambasada shqiptare në Paris ka marrë përsipër shpenzimet e aktivitetit.

Ndryshe nga çfarë tha përpara trupit diplomatik, Rama nuk po i kushton rëndësi diplomacisë ekonomike, por preferon diplomacinë kulturore, aty ku ndoshta ndihet më i sigurtë se merr një rol udhëheqësi.

Të fundit