Flash News

KRYESORE

Nuk kanë qenë gjithmonë armiq: Zija Çela tregon kohën kur Kadare lobonte për botimin e romanit të Rexhep Qoses në Tiranë

Nuk kanë qenë gjithmonë armiq: Zija Çela tregon kohën

Shkrimtari Zija Çela në një shënim të botuar sot në gazetën Mapo tregon për kohën kur Ismail Kadare ndërhynte për të botuar edhe në Tiranë romanin "Vdekja më vjen prej syve të tillë" të autorit kosovar Rexhep Qosja që ishte botuar në Prishtinë në vitin 1974. Çela tregon se asokohe punonte në gazetën Drita dhe Kadare i propozoi 'intimisht' që të ndanin punët: ai të bënte një recensë të mirë për romanin për shtëpinë botuese 'Naim Frashëri', ndërsa "t'i kërko të jesh redaktori i librit".

Botimi u vonua, vazhdon Çela, dhe Kadare merr vesh se nëndrejtori i shtëpisë botuese e kishte futur në sirtar librin duke e konsideruar të pabotueshëm. U vendos që të 'ndërhyhej lart' dhe redaktori i Dritës u fut mik te Mehmet Karakushi, i cili mbulonte Kulturën në Komitetin Qendror. Prej këtej erdhi autorizmi për botimin e romanit të Qoses "Vdekja më vjen prej syve të tillë".

Ismail Kadare ka ndërhyrë edhe në Francë që atje të botohej libri tjetër i Rexhep Qosjes "Ç'thonë dhe ç'kërkojnë kosovarët", në mënyrë që publiku perëndimor të familjarizohej me dramën e shqiptarëve të Kosovës. Megjithatë, prej vitesh tashmë, dy shkrimtarët  kanë hyrë në një shteg përplasjesh dhe polemikat e tyre janë pasqyruar gjerësisht në shtypin shqiptar.

Kadare ngulmon për identitetin perëndimor të shqiptarëve, trajtuar gjerësisht në librin me titull homonim, por edhe te Testamenti i tij "Mosmarrëveshja", ndërsa Qosja i sheh shqiptarët si popull me orientim dhe identitet kryesisht oriental.

 

Të fundit