Flash News

KRYESORE

Nuk kanë të mbaruar, Basha kthehet nga Peleshi dhe nxjerr emrat e dy bandave të rrezikshme në Korçë

Nuk kanë të mbaruar, Basha kthehet nga Peleshi dhe nxjerr emrat e dy

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk po ndalet me denoncimin e bandave të rrezikshme që veprojnë në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Sot në Kuvend, Basha ka folur për dy bandat e rrezikshme që sipas tij veprojnë në qytetin e Korçës.

Basha u kthye nga ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, ish-kryebashkiak i Korçës dhe përmendi dy banda, ‘Ragami’ dhe ‘7 dyqanet’(Kapurani).

Emri i Ragamit është përmendur edhe në shtator të 2016-ës nga ish-kryeministri Sali Berisha në një denoncim në ‘Facebook’, ku shprehej se Sprio Bardhi, me pseudonimin Ragami, kishte mbjellur disa fusha me kanabis dhe kishte lidhje me Peleshin. Megjithatë, Basha foli sot për herë të parë për një bandë dhe jo një person të vetëm me pseudonimin ‘Ragami’.

Përmendja e bandës së 7 dyqaneve apo Kapurani, shkaktoi menjëherë reagime në sallë, ndërkohë që kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, u përpoq të ironizonte duke thënë se “janë pesë dhe jo shtatë dyqane”.

Sa i përket Kapuranëve në Korçë, ata janë të njohur për policinë dhe drejtësinë pasi disa persona nga kjo familje janë arrestuar pasi në vitet 2016 dhe 2017 u janë gjetur drogë, armë dhe janë përfshirë në një skemë mashtruese që i ka shkaktuar shtetit dëm në vlerën e mbi 1.5 milionë dollarë.

Lulzim Basha-Edi Ramës: Në Lezhë nuk ekziston PS-ja, degët e partisë sundohen nga krimi

 

Të fundit