Flash News

KRYESORE

“Nuk largohem nga Napoli”, Hysaj flet për Ançelotin, Ronaldon dhe titullin kampion

“Nuk largohem nga Napoli”, Hysaj flet për Ançelotin,

Pas zërave të shumtë për një largim të mundshëm nga Napoli, duket se gjithnjë e më shumë Elseid Hysaj po bindet të vazhdojë me skuadrën që një vit më parë ishte pranë titullit në Itali.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka folur së fundmi për mediat italiane, duke komentuar edhe transferimin e Ronaldos te Juventusi, për të cilin nuk shpreh aspak “frikë”.

“Ronaldo te Juventusi, Ancelotti te Napoli. Do të jetë një sezon i bukur, pasi besoj se edhe Interi do të luftojë fortë këtë sezon, por ne do të synojmë vetëm titullin”, u shpreh Hysaj për “Sky Sport”, transmeton tch.

Po ashtu, shkodrani ka shtuar se skuadra është duke u përshtatur tashmë me filozofinë e trajnerit të ri, që të marrë më të mirë më pas kur të nisi sezoni.

Të fundit