Flash News

KRYESORE

"Nuk ma merrte mendja...", Ngjela u bën lavde zgjedhjeve në PD, 'shuplakë' PS-së: Socialistët e kanë ti që s'di këndim, shko ministër për arsim

"Nuk ma merrte mendja...", Ngjela u bën lavde zgjedhjeve në

“Nuk ma merrte mendja që opozita të ishte kaq lart”, kështu është shprehur avokati Spartak Ngjela ndërsa komenton zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë me zgjedhje nga anëtarësia, dhe propozimin për hapjen 100% të listave.

I ftuar në “Open”, Ngjela ka deklaruar se këto dy risi, janë pjesë e një sistemi amerikan, demokratik. Ndërkaq, avokati nuk i ka kursyer kritikan ndaj PS-së kur thotë se: "socialistet e kane, ti që nuk di këndim, shko ministër për arsim."

 “Janë dy risi, nuk ma merrte mendja që të ishte opozita në këtë nivel, dy janë risitë, hapja 100% e listave që s’ka asnjë rezervë, por më kryesorja është sistemi amerikan që ka futur, zgjedhja e kandidatëve nga populli.

Eshtë sistem amerikan, ta dini e ka bërë mirë apo jo, këtë e shikon kundërshtari, ky është sistem i konceptit amerikan, është koncept i ri, deri tani ka qenë kështu, unë jam kryetari, ti Spartak i dyti, ai i treti, por kjo është risi, socialistet e kane, ti që nuk di këndim, shko ministër për arsim.

Kjo është risi, jo vetëm kaq, por pasi kanë dalë këto, do të mblidhet një tryezë e re, kam përshtypjen që kjo risi e listave që 100% dhe renditja të vijë nga populli është demokratike”, tha Ngjela.

Të fundit