Flash News

KRYESORE

Nuk mbaron me kaq, Alban Skënderaj tregon se do të bëjnë një dasmë tjetër

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë martuar në një ceremoni private në ishullin e pabanuar me datën 7 maj dhe vetëm ditën e djeshme dy këngëtarët publikuan fotot nga ky moment. Mirëpo kolegët e tyre mesa duket duan dhe një dasmë "alla shqiptare" dhe është Renis Gjoka ai që i ka komentuar Albanit: “Kur do e djegim?” Dhe Albani i ka komentuar duke i shkruar: Shumë shpejt. Pra, do kemi dhe një dasmë tjetër mes çiftit së shpejti.
 
View this post on Instagram
 

PO! U deshen 12 vite qe te quheshim zyrtarisht Burre e Grua por ne zemer kemi qene dhe jemi ende ata dy te rinj endrrimtare qe pertej ceremonive gjithmone e kane ndjere thelle ne shpirt se jane bere per njeri-tjetrin. U deshen 12 vite te thonim PO perpara Zotit dhe njerezve qe na duan por ne te vertete zemrat kane thene pergjithmone PO nga momenti i puthjes se pare! U deshen 12 vite te vishnim kostumin dhe fustanin e nuserise e te shkembenim unazat kur nderkohe kemi jetuar nen lekuren e njeri-tjetrit cdo gezim e hidherim dhe kemi ndare cdo te mire e te keqe qe jeta na ka ofruar. Fati dhe shpirti donin qe ky moment i shenuar te merrte jete pikerisht aty ku ne vitin 2013 ai propozim i pazakonte na la per pak pa fryme te dyve, por kete here jo ne boten e magjishme nenujore por vetem pak metra me larg, ne siperfaqen e nje ishulli te pa banuar. Nje pike e bardhe ne mes te oqeanit. Zhveshur nga te gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukurite perrallore qe ka krijuar dora e Zotit. Duhet te prisnim 12 vite qe kjo dite te merrte kuptimin e plote te saj me prezencen e engjellit tone, Amelise. PO ... deri sa vdekja te na ndaje! 7 Maj, 2019.

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

 
View this post on Instagram
 

Faleminderit nga zemra te gjitheve per urimet 🙏🏻 Ju duam shume ❤️

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Të fundit