Flash News

KRYESORE

"Nuk mbaron me kaq"/ Juristi Hazizaj: Presidenti Meta nuk mund të shkarkohet nga mazhoranca

"Nuk mbaron me kaq"/ Juristi Hazizaj: Presidenti Meta nuk mund të

Pas refuzimit të Presidentit për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, kanë filluar të qarkullojnë zëra se Rama edhe mund të tentojë të shkarkojë Ilir Metën.

Megjithatë, për juristin Sokol Hazizaj një lëvizje e tillë është e pamundur pasi nuk ka baza ligjore.

"Këta nuk e shkarkojnë dot Presidentin. Të jesh i bindur. Është provuar disa herë. E provuan Nishanin. Ka provuar Berisha me Bamirin. Sepse bëra e Presidentit është pazar i madh. Nuk e bëjnë dot", pohoi Hazizaj.

Kryeministri Rama, përmes një statusi në rrjetet soiale ka paralajmëruar surpriza të martën në parlament. " ....por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00", shkruante ai pa dhënë detaje se çfarë do domethënie ka deklarata e tij.

Loja e shahut vijon, Zëri i Amerikës: Rama dhe Meta kanë ndërprerë komunikimin mes tyre

Të fundit