Flash News

KRYESORE

"Nuk mbushesha dot me frymë", Dybala tregon momentet e sëmundjes

"Nuk mbushesha dot me frymë", Dybala tregon momentet e

Paulo Dybala shokoi ndjekësit e tij në rrjetet sociale para një jave, kur njoftoi se rezuloi pozitiv me Covid-19. Sulmuesi i Juventusit u karantinua në shtëpinë e tij në Argjentinë bashkë me të fejuarën e tij, por tashmë ndihet shumë më mirë.

Argjentinasi, madje, ka nisur stërvitjen, edhe pse ende nuk e ka kaluar problemin shëndetësor që ka. “Kam rinisur të stërvitem me programin e klubit. Nuk e ekzagjeroj, sepse jam ende duke u kuruar, por ditët e para kishta vështirësi në frymëmarrje dhe nuk mbushesha dot. Tani jam shumë më mirë", është shprehur Dybala.

I pyetur për golin më të bukur, ai është përgjigjur pa ndonjë surprizë të madhe. "Goli ndaj Interit ishte shumë i bukur. Luajta edhe një ndeshje të madhe. Sa keq që mungonin tifozët”.

Të fundit