Flash News

KRYESORE

"Nuk mbushet barku me barsaleta", Basha thirrje grave dibrane: Shkoni në takim me Ramën, pyeteni për premtimet e pambajtura

"Nuk mbushet barku me barsaleta", Basha thirrje grave dibrane: Shkoni

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilliar sot një takim elektoral në Dibër. Basha i bëri thirrje grave dibrane të cilat do të zhvillojnë një takim elektoral me kryeministrin Edi Rama ta pyesin për shëndetësinë falas dhe premtime të tjera të pambajtura pasi sipas tij demokracia është llogaridhënie. Kryedemokarti përsëriti edhe një herë ftesën ndaj Ramës për debat televiziv për ti dhënë mundësi shqiptarëve ti gjykojnë.

“Skalionet e republikës së vjetër u përçanë se bashkë i mbante pazari. Ne për herë të parë në 27 vite pluralizëm e djathta është e bashkuar në një sigël 'Partia Demokratike'. Dibra është e bashkuar dhe do të përcjellë mesazhin se çfarë mund të bëjë kur është e bashkuar. Dibra që unë njoh nuk është Dibra krenare me imazhin me të cilin jam rritur, nuk është Dibra e punës, nuk është Dibra e traditës dhe besës, por është Dibra e trurpit të prindit që nuk shef dot fëmijën në sy. Një muaj me radhë kam qenë këtu dhe bujarinë dhe mikpritjen nuk i'ua ka zhbërë dot kriza. E di se pas zgjedhjeve lokale u duk sikur u zbeh shpresa. Synimi nuk është thjesht fitorja e zgjedhjeve por të t'i heqim politikanëve të korruptuar pemën që kanë marrë vetëm për vete.

Gjithë premtimet e Ramës dhe zhgënjimet është që dibranët t'i thonë lanet politikës. Unë jam bashkë me ju me indinjatën dhe neverinë për politikanët e republikës së vjetër. Me 18 shkurt ne u bashkuam për t'i kthyer Shqipërinë shqiptarëve. Republika e re është zotimi ynë i përbashkët se fijet s'do t’i ketë në dorë një njeri, por Dibra për dibranët dhe Shqipëria për shqiptarët dhe kjo do të ndodhë kur ju të zgjidhni në krye ata që doni ju. Rama premtoi rrugën e Arbrit, uljen e energjisë që sot ia ka kthyer në lak qytetarëve.

Sot Rama do të jetë në takim me gratë e dibrës, i bëj thirrje të shkojnë në këtë takim dhe t’i bëjnë disa pyetje. Nuk mbushet barku me barcaleta, pyeteni ku është shëndetësia falas, mos e lini ka kthejë në estradë këtë fushatë, sepse kjo është demokracia, llogaridhënia. Pyeteni pse nuk i mbajti premtimet? Kishte kohë po e harxhoi në televizion dhe ekspozita. Ai harxhoi para për palma, për pllaka dhe shatërvane sepse për Ramën Shqipëria janë fasadat dhe telajot” tha Basha nga Dibra.

 

Të fundit