Flash News

KRYESORE

“Nuk më bën dot antiamerikan i biri i Spiro Kolekës”, Meta-Ramës: Kam pasur takim të veçantë me Leyla Moses-One, marrëdhëniet me ShBA të kristalta

“Nuk më bën dot antiamerikan i biri i Spiro Kolekës”,

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur ashpër kryeministri Edi Rama në konferencën e tij para mediave.

Ai ka komentuar edhe takimet e tij me ambasadorët e huaj, ku e ka vënë theksin tek mungesa e përfaqësueses së ShBA-së, Leyla Moses – Ones.

Meta u shpreh se “biri i Spiro Kolekës nuk më nxjerr dot antiamerikan mua”, duke shtuar se me Moses-One ka patur takim të veçantë.

“Vizën demokracisë në Shqipëri nuk ia heq kurrë. Unë punoj me amerikanët, e veçanërisht me evropianët, pasi kemi hall të çelim negociatat”, tha Meta.

Ai u shpreh se në takimet dhe komunikimet e tij të veçanta me përfaqësuesen e ShBA-së, ka marrë përgjigje pozitive për mbështetjen e Amerikës në tentativat e Shqipërisë për integrim.

“Është e drejta e tyre që të mbajnë qëndrimet e tyre. Edhe unë kam qëndrimet e mia pasi kam përgjegjësi kushtetuese para popullit”, u shpreh Meta.

Ai tha se marrëdhëniet se marrëdhëniet e tij me SHBA-në janë të kristalta dhe jashtë çdo hije dyshimi për sa i përket interesave strategjike të Amerikës në Shqipëri e Ballkan.

Për sa i përket votimeve të 30 qershorit, Meta tha se ato i vlerëson OSBE/ODIHR, duke shtuar se çdo ambasadë është e respektuar të mbajë qëndrimet e veta.

Duke ironizuar zgjedhjet një partiake, Meta u shpreh se NATO nuk është një sistem njëpartiak dhe mesazhet e kryemisionares Glover ishin të qarta.

Të fundit