Flash News

KRYESORE

“Nuk më intereson”, Melania Trump ngjall zemërimin e qytetarëve me xhaketën e saj

Udhëtimi i  Melania Trump nga Shtëpia e Bardhë drejt Texas-it është komentuar gjatë në media.

Dhe jo për çështjen që ishte në fokus; 2000 fëmijët emigrantë, të cilët u morën nga prindërit e tyre, por në media u diskutua xhaketa jeshile Zara, e cila kushtonte vetëm 39 dollarë.

Kaq ka mjaftuar që të gjithë t’i kundërviheshin Zonjës së Parë, duke i shkruar se nuk i intereson çështja e fëmijëve emigrantë. Shto këtu faktin se në Maryland, bënte shumë nxehtë, por sërish Zonja e Parë kishte zgjedhur të vishte një xhaketë.

Shtëpia e Bardhë ka reaguar përmes një postimi në Twitter, ku shkruan ky është një mesazh për mediat të cilat publikojnë lajme të rreme. Zëdhënësja e saj tha: “Nuk kishte asnjë mesazh të fshehur në zgjedhjen e veshjes së saj”.

Të fundit