Flash News

KRYESORE

Nuk mjafton shtrëngimi i duarve, Astrit Patozi sërish kundër Lulzim Bashës: Opozita nuk ngjall shpresë

Nuk ka paqe mes Astrit Patozit dhe Lulzim Bashës, ndonëse shtrëngimi i duarve në përvjetorin e gazetës ‘Rilindja Demokratike’ u konsiderua si hapi i parë drejt një ribashkimi të mundshëm.

Në po të njëjtën festë, Patozi nxitoi të sulmojë sërish opozitën e Bashës duke deklaruar se ajo nuk është lartësinë për të ngjallur shpresë.

“Sot është ditë e gëzueshme, evitohen fjalët e hidhura, jam këtu për të nderuar RD, jo si gazetar por si njeri në Shqipëri që di çfarë është liria e medias. Dikur në përvjetorët e gazetës ftoheshin gazetarët, tani i fton partia, nuk është shenjë e mirë për PD e udhëhequr nga Basha, as për gazetën. Duke kujtuar ditën e parë të RD mendoj se nuk është e vështirë magjia që bëri që shqiptarët e prisnin si thesar, nuk ka magji, ka qenë etja për shpresë, atëherë shqiptarët e kuptuan shpresën tek opozita. Sot opozita e Bashës nuk është në këtë lartësi për të ngjallur shpresë”, u shpreh Patozi.

Ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që foli pak javë më parë për hapat që po bëhen për të rikthyer në PD të pakënaqurit me Bashën, megjithatë, deklarata e Patozit tregon se rezistenca nuk është e vogël.

Të fundit