Flash News

KRYESORE

“Nuk mjafton vetëm ta pëlqesh, duhet edhe ta duash”, momenti i shqiptarëve për të përkrahur Eugent Bushpepën

“Nuk mjafton vetëm ta pëlqesh, duhet edhe ta duash”,

Sonte Eugent Bushpepa konkurron në natën e parë të festivalit evropian të muzikës, në Eurovizion. Këngëtari nga Rrësheni ka arritur që me vokalin e tij potent të rrëmbejë zemrën e të gjithëve dhe përkrahjen e shumë fansave të këtij festivali.

Në sondazhet e bëra në faqe të ndryshme interneti, Eugenti është një nga këngëtarët më të votuar, duke u renditur si “Mashkulli më i mirë” dhe “Rock-eri më i mirë” i këtij festivali.

Por, Eugent Bushpepa sonte nuk ka nevojë vetëm për tastet e kompjuterit, votat në internet dhe fjalët e mira, ai ka nevojë për mbështetje dhe vota reale. Këtë mund ta bëjnë të gjithë ata që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, pasi kjo është dhe formula e festivalit.

Shqiptarë ka shumë e mbështetës të talenteve nga Shqipëria pafund, ka nga ata që kanë udhëtuar nga vende të ndryshme të botës për të mbështetur kombëtaren shqiptare edhe në performancat e saj më të dobëta, ndaj tashmë është radha të mbështesim/ni Eugentin. Duke e ditur rrezikun e përfaqësimit jo në gjuhën angleze, Bushpepa vendosi të përfaqësoje Shqipërinë shqip.

Performancat e tij në prova janë renditur si ndër më të mirat në këtë festival. Eugenti do të performojë sonte i treti dhe kjo performancë është e vlefshme për kualifikimin e tij në finale.  Skena e Eurovizion në gjysmëfinalen e parë do të ndriçohet kuq e zi e do të ‘pushtohet’ në shqip, me vokalin më të mirë të Eugent Bushpepës.

Të fundit