Flash News

KRYESORE

Nuk mori asnjë bashki ‘dhuratë' nga Rama, por Patozi është i bindur se fitoi Shqipëria

Nuk mori asnjë bashki ‘dhuratë' nga Rama, por Patozi

Bindja Demokratike, subjekti politik që hyri në votimet e 30 qershorit si një alternativë e opozitës, nuk ia doli të fitonte asnjë bashki në vend. Rezultati i dobët nuk e shqetëson Astrit Patozin, që shprehet se në fund të fundit, e fituar doli Shqipëria.

“Mendonim se mund të kishim zgjedhje më të mira, por në kushtet e krijuara, sidomos pas zhdekretimit të zgjedhjeve, klima u zhvillua në një tension shumë të madh mes palëve ndërluftuesve dhe vëmendja për BD ra. Ra, sepse askush nuk dëgjoi më për alternativa, për diçka të re, apo program kandidatësh. Gjithçka u përjetua si një betejë për jetë a vdekje, mes atyre që dëshironin zgjedhje dhe atyre që donin të mos kishte zgjedhje. Ajo që mund të them është se ne, mund të jemi të pakënaqur me rezultatin, sepse mendonim më shumë, por jam i bindur që Shqipëria fitoi nga këto zgjedhje. Humbja e BD është fare e vogël me produktin e Shqipërisë dhe jo e atyre që brohorasin për fitore”, u shpreh Patozi në emisionin ‘Top Talk’.

Sipas tij, fitorja në 60 bashkitë e vendit nga PS në mungesë të palës tjetër nuk mund të cilësohet fitore, por as pjesëmarrja e ulët e në zgjedhje nuk mund të jetë fitore për opozitën.

Të fundit