Flash News

KRYESORE

"Nuk mund ta shoh më gruan time duke vuajtur", Princi Harry hedh në gjyq tabloidin britanik

"Nuk mund ta shoh më gruan time duke vuajtur", Princi Harry hedh

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë hedhur në gjyq tabloidin britanik "The Mail on Sunday", duke iu referuar një letre me shkrim dore që Meghan i kishte dërguar dikur babait të saj. Siç duket, Dukesha e Sussex nuk ka duruar më dhe princi Harry nuk ka toleruar ta shoh të dashurën e zemrës së tij tejsa vuan nga shkrimet e mediave.

Në një deklaratë, Harry këtë situatë e krahason të ngjashme më atë të nënës tij dhe duket se sa shumë po e vuajnë:

“Dikur humba nënën, ndërsa tani po shoh gruan time të jetë viktimë e këtyre forcave të fuqishme. Vjen një pikë kur e vetmja gjë që mund të bësh është që të qëndrosh pa bërë asgjë ndaj kësaj sjelljeje, sepse shkatërron njerëzit dhe shkatërron jetët e tyre. Por ne të gjithë e dimë që kjo është e papranueshme, në asnjë nivel. Ne nuk mund dhe nuk duhet të besojmë se jetojmë në një botë ku nuk ka përgjegjësi për këtë gjë.”

Avokatët e familjes mbretërore kanë nisur procedurat në Gjykatën e Lartë me akuzat e shpërdorimit të informacionit privat, shkelje të drejtave të njeriut dhe shkelje të të dhënave private.

Të fundit