Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Nuk mund të jetojmë me foton e CR7", Manjola Cakoni telefonohet nga Kryeministria: Edi jam, turp të kesh që dole në televizor
Qytetarja Manjola Cakoni, e cila humbi bashkëshortin dhe vajzën 15-vjeçare nga tërmeti i 26 nëntorit, ka deklaruar se ka marrë një telefonatë nga kryeministria, teksa i kanë thënë "turp të kesh për atë që ke bërë".
Kjo telefonatë erdhi një ditë pas daljes së saj në media, ku Manjola rrëfeu se ajo dhe djali i saj nuk mund të jetojnë vetëm me foton e Ronaldos, gjest të cilin PD e konsideron si mjet propagande të kryeministrit Rama.
Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, ka qenë në shtëpinë e zonjës Cakoni dhe e ka pyetur lidhur me situatën ku ndodhet familja e saj.
“Dje dola në televizor dhe tregova hallin tim, shqetësimin tim për vete dhe për fëmijën tim. Dhe kur pashe veten aty u ndjeva shumë keq, dhe pastaj kam shkuar në spital. Shkova në spital. Rrugës kur po vija nga spitali, më merr në telefon dikush nga kryeministria. Përgjigjet mami im, se unë isha e sëmurë dhe i thotë:” Turp të ketë Manjola!” “Turp të ketë Manjola!” Unë nuk besoj se kam bërë ndonjë turp. Kam kërkuar të drejtën time dhe për fëmijën tim. Asnjë gjë tjetër s’dua. Vetëm dua të drejtën time, për vete dhe për fëmijën tim dhe kaq. Ai i kishte thënë: “Edi jam. Edi Rama jam. ”Turp të ketë Manjola për atë që ka bërë sot. ”Unë isha e sëmurë isha me serum, isha shumë keq. Se po të isha në rregull do t’i thoja: Unë nuk kam bërë ndonjë turp, turp ke bërë ti, që më le mua më çove deri në këtë pikë. Sa të arrijë edhe të shkoj në spital. Ndoshta do që të vdes dhe unë dhe të bëhemi tre viktima tamam edhe t’i japësh lekë djalit tim. Kaq kisha”, ka thënë manjola në intervistën me Grida Dumën.
Deklarata e plotë:
U përpoqa dje të sjell në vëmendjen e shqiptarëve kalvarin e një historie të trishtë të familjes Cakoni. Është familja që u kthye në simbol të propagandës së Ramës gjatë tragjedisë së Thumanës në tërmetin e nëntorit. Simbol, edhe pse me humbjen e tyre u ngrit një kalvar propagande e Ramës që u shfrytëzua pa asnjë kufij.
Tragjedia e kësaj familjeje e humbjes së jetëve, e humbjes së banesës dhe pamundësisë, po vijon me një tragjedi të dytë. Është ajo e braktisjes së indiferencës nga autoritetet por edhe më shumë. Pasi u keqpërdor në media kjo familje që u kthye në simbol, u la në haresë duke mos iu zgjidhur thuajse asgjë.
Alesio, djaloshi 11 vjeçar, që u përdor si kavie për shoën televiziv nga Rama, të cilit nga shtrati i spitalit para kamerave, iu premtua përkujdesje gati-gati si birësim, nuk po kërkon sot gjë tjetër përveçse pensionin dhe një shtëpi.
U detyruan ta kërkojnë këtë në media si mjeti i fundit, sepse u braktisën pacipësisht pas përdorjes së plotë.
Por dalja publike e tyre, intervista e tyre, e Manjolës, të ëmës dhe Alesios, për të kërkuar vetëm të drejtën e tyre, e transmetuar nga media me gjithë vërtetësinë e saj shkaktoi një dëm për Edi Ramën, demontoi totalisht serinë e tërë të telenovelës me regji dhe tutorial të tij dhe aktor kryesor Edi Ramën.
E vërteta e tyre i shembi dhe i shkërmoqi plotësisht propagandën duke i treguar shqiptarëve të vërtetën mes ekranit dhe realitetit. Pasditen e ditës së intervistimit të tyre, kur nënë e birë kërkonin veçse të drejtën legjitime, ata patën një ngarkesë emocionale. Po ngarkesës së tyre emocionale, presionit të plotë që nuk ishin mësuar do t’i shtohej dhe një tjetër ngarkesë e rëndë dhe tronditje.
Bëhet fjalë për një telefonatë të rëndë, një telefonatë goditëse, kërcënuese, një akt poshtërues.
Nëna e Alesios, Manjola duke qenë se kishte jetuar një tronditje të thellë atë ditë, ka përfunduar në serum. Ishte një goditje gati me rrezik për jetën, sepse del në media, tregon të vërtetën dhe jo vetëm kaq. Nën presionin e shumëfishtë përfundon me serume dhe gjatë gjendjes së saj të rënduar psikologjike, ditën e nesërme, ajo rrëfen për një tronditje më të madhe, një tronditje goditëse dhe kërcënuese për të.
Ditën e nesërme të intervistës së saj, ditën kur ajo ishte ende nën shok dhe traumë nga gjendja shëndetësore, por jo vetëm kaq dhe ju do ta shihni pse, unë e takova Manjolën. Takova Manjolën, qëndrova orë me të dhe ajo më dha një dëshmi tronditëse në momentet e saj më shokante dhe të traumatizuara, një dëshmi të cilën vlen t’ia tregojmë shqiptarëve, sepse vetëm veshi i tyre bëri që kjo grua të mbrohej dhe të mund të mbrohet në vijim. Dhe unë dua dhe duhet të dëgjojmë dëshminë e saj ashtu siç e dëgjova me veshët e mi.
Dëshmia e Manjola Cakonit në bisedë me Grida Dumën:
“Dje dola në televizor dhe tregova hallin tim, shqetësimin tim për vete dhe për fëmijën tim. Dhe kur pashe veten aty u ndjeva shumë keq, dhe pastaj kam shkuar në spital. Shkova në spital. Rrugës kur po vija nga spitali, më merr në telefon dikush nga kryeministria. Përgjigjet mami im, se unë isha e sëmurë dhe i thotë:” Turp të ketë Manjola!” “Turp të ketë Manjola!” Unë nuk besoj se kam bërë ndonjë turp. Kam kërkuar të drejtën time dhe për fëmijën tim. Asnjë gjë tjetër s’dua. Vetëm dua të drejtën time, për vete dhe për fëmijën tim dhe kaq. Ai i kishte thënë: “Edi jam. Edi Rama jam. ”Turp të ketë Manjola për atë që ka bërë sot. ”Unë isha e sëmurë isha me serum, isha shumë keq. Se po të isha në rregull do t’i thoja: Unë nuk kam bërë ndonjë turp, turp ke bërë ti, që më le mua më çove deri në këtë pikë. Sa të arrijë edhe të shkoj në spital. Ndoshta do që të vdes dhe unë dhe të bëhemi tre viktima tamam edhe t’i japësh lekë djalit tim. Kaq kisha”
Ju dëgjuat një dëshmi që po të ishit aty prezent me orë edhe orë të shikonit dramën e kësaj familje e cila nuk ka humbur vetëm bashkëshortin në rastin e Manjolës edhe vajzën 15 vjeçare por më shumë nga familja Cakoni, do të ishit dëshmitarë se çfarë ndodh në këto raste trishtimi. Se si sytë e një nëne nuk kanë frikë vetëm nga presioni, nuk kanë frikë vetëm nga goditja, por kanë frikë t’i përgjigjen nevojës për zgjidhje nga sytë e fëmijëve të vetë, nga sytë e Alesios në atë moment.
Kjo është ajo që pashë unë në sytë e Manjolës që kërkonte zgjidhje që kërkonte mbrojtje. Por shqiptarët besoj dhe shpresoj që te kjo dëshmi të dëgjojnë dhe të dëshmojnë gjendjen që degdisen me të pa mundurit nga kryeministri i tyre deri në kërcënim, Edi Rama. Bazuar në dëshminë e kësaj nëne, ka kryer në fakt një akt kriminal, poshtërimit kërcënues.
Kjo familje nënë e birë janë në fakt simboli, jo simboli vetëm i të pa mundurve po simboli i atyre që e kërkojnë të drejtën dhe e gjejnë forcën për të drejtën e vet dhe për këtë arsye e meritojnë për shkak të fatkeqësisë, e meritojnë për shkak të forcës që kanë gjetur për të dhënë dëshminë, për të dhënë të vërtetën nga e para tek e fundit si një mjet i cili duhet ngritur në mbrojtje të vetvetes dhe të fëmijëve.
Sot, kjo familje jo vetëm meriton mbrojtje, jo vetëm meriton pensionin e duhur por meriton solidaritetin dhe forcën e të gjithë atyre që e kuptojnë se çfarë ndodh në këtë vend nëse të vërtetat nuk shfaqen dhe nuk kuptohen ashtu siç janë. Faleminderit!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38