Flash News

KRYESORE

"Nuk mund të qëndrojmë indiferentë", Aurela Gaçe komenton albumin e Tunës

Publikimi i albumit të ri të Tunës me 7 këngë të cilat janë pëlqyer shumë tek publiku, kanë gjetur mbështetje të madhe edhe nga kolegët. Ky është një rikthim i bujshëm i këngëtares pas lindjes së djalit të saj të parë.

Për këtë album ka reaguar edhe Aurela Gaçe e cila përmes një postimi në Instagram thotë  se nuk mund të qëndrojmë indiferentë:

“Më gëzoi shumë fakti që në këtë rrëmujë të përditshme me garë singëllash, Tuna zgjodhi të vinte me album. Pikërisht sot kur duket se albumet nuk jetojnë më. Dhe s’kishte si të ndodhte me muzikë e vargje shpirti, vlerësim për punën. Kur bëhen punë të tilla, nuk mund të qëndrojmë indiferente e të mos vlerësojmë me dashuri. Është shpresë për të dhënë më shumë.”

Të fundit