Flash News

KRYESORE

“Nuk mund të takoja kryeministrin kur qytetarët e mi u arrestuan në mes të natës”, Shehu tregon se si e refuzoi Ramën

“Nuk mund të takoja kryeministrin kur qytetarët e mi u arrestuan

I ftuar në studion e Nisida Tufaj në emisionin “Kjo Javë” kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, tregon momente nga protesta  e të shtunës së kaluar dhe komunikimin që ka patur me kryeministrin Rama.

"Ishte një ditë shumë e vështirë për banorët e Kukësit dhe dua të sqaroj për publikun se para protestës kemi pasur disa takime ku kam kërkuar nga kryeministri i Kosovës dhe Shqipërisë që të gjejnë një zgjidhje për qytetarët e Kukësit," shprehet Shehu.

Ai shton se në takimet që ka zhvilluar një vit më parë me Ramen, kryeministri i ka premtuar Shehut se ai do e shihte me shumë kujdes çeshtjën e kuksianëve:

“Në një takim vetëm me Edi Ramën, më ka premtuar që do e shihte me shumë kujdes. Më pas nuk morëm asnjë informacion, në dijeninë time ata kanë vazhduar por nuk e kishim të qartë se çfarë po ndodhte. Kemi pritur të kishte transparencë dhe dëgjesa në publik.”

Gazetarja Nisida e ka pyetur Shehun edhe për telefonatën me Ramën në ditën e protestës dhe pse ai nuk shkoi në takimin e organizuar.

Në bisedën me Ramën, Shehu tregon se kanë lënë që takim për të hënën që kaloi me kryeministrin, por që nuk ka shkuar duke thënë se mbron qytetarët e Kukësit dhe nuk mund të takonte kryeministrin Rama në kushtet kur ata u arrestuan në mes të natës.

“Në bisedën telefonike që kisha me kryeministrin, lamë takim për të hënën që kaloi por takimi nuk u zhvillua sepse qytetarët e Kukësit prisnin nga unë që t`i mbështesja.  Nuk kisha si të takoja Ramën, kur u arrestuan qytetarët e mi në mes të natës”, është shprehur Shehu në emisionin “Kjo javë”.

Të fundit