Flash News

KRYESORE

Nuk mundi të shkonte në Vlorë për titullin, Rama bëhet emocional; flet për sëmundjen e së ëmës

Nuk mundi të shkonte në Vlorë për titullin, Rama bëhet

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është i pranishëm në Vlorë, ku mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në 100 vjetorin e stomatologjisë shqiptare.

Mamasë së kryeministrit Rama, zonjës Aneta i është akorduar titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, por nuk ka mundur të jetë e pranishme pasi po kalon një sëmundje të vështirë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri, i cili shkruan në Facebook, “ I nderuar dhe i emocionuar që tërhoqa si mëkëmbës i nënës time, Anetës, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon, titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” - akorduar për të nga Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë, në një ceremoni prekëse në vendlindjen e saj, me rastin e 100 vjetorit të Shërbimit Stomatologjik të Vlorës🙏 Love you mom❤️Krenar për ty”

 

Të fundit