Flash News

KRYESORE

“Nuk na besojnë më”, ministri Peleshi i lodhur me skepticizmin e fermerëve

“Nuk na besojnë më”, ministri Peleshi i lodhur me

Pasditen e së enjtes, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi raportoi para grupit parlamentarë të Partisë Socialiste sa i takon zhvillimeve të këtij dikasteri gjatë gjashtë-mujorit të parë të mandatit të dytë të qeverisë Rama.

Teksa lexonte raportin, Peleshi pranoi se fermerët janë skeptik dhe mosbesues për reformat që po ndërmerr qeveria në sektorin e bujqësisë.

“Ajo që na ka sfiduar gjatë gjithë takimeve me fermerët deri tani, është mosbesimi i fermerëve, megjithëse i bëmë procedurat me zero dokumente. Kemi një politikë që s’ke ku ta çosh më pak se sa kaq, vetëm kartën e identitetit kërkojmë, dhe përsëri nuk na besojnë!”, ishin fjalët e Peleshit, të cilat u transmetuan nga televizioni i kryeministrit Rama, ERTV.

Megjithatë, Peleshi shtoi se Ministria i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me qeverinë do të vijojë të mbështes këtë sektor.

Të fundit