Flash News

KRYESORE

Nuk ndalet betonizimi i Tiranës, bashkia kullë 13-katëshe te ish-Pallati i Pionerëve

Ndonëse rritja e hapësirave të gjelbërta ishte një ndër premtimet e fushatës elektorale të Erion Veliajt, në kryeqytet vijon dhënia pa kriter e lejeve te ndërtimit te kullave shumë-katëshe.

Te ish-Pallati i Pionerëve ka nisur të ndërtohet një godinë 13 katëshe, duke betonizuar kështu të gjithë fushat e zonës. Është shoqata ‘Ne Shqipëria’ që ka publikuar foto të projektit të kompanisë së ndërtimit ‘MET Building’.

Reagimi i plotë:

Ditë e re, kullë e re!

Horri i Betonit e justifikoi bllokimin e plotë të Sheshit Skënderbej, pikën nevralgjike të trafikut, si nevojë për të krijuar hapësira publike.

Nga ana tjetër, pak metra më tutjë, po betonon e po shkatërron të gjitha hapësira publike dhe rekreative që ka pasur qendra e Tiranës. Qendra Toptani dhe Xhamija e re ishin nisur nga Edi Rama. Vetë Veliaj ka miratuar shkatërrimin "7 Xhuxhave", hapësirës mbrapa Sahatit duke grabitur edhe truall privat. Po kështu donte të bënte dhe me Teatrin Kombëtar, po deri tani nuk ja ka dalë.

Tani i erdhi rradha edhe së fushës së fundit të mbetur në ish-Pallatin e Pionerëve. Teksa zotohet se do ruaj hapësirat publike, ka lejuar ndërtimin e një godine masive 13-katëshe, MET Building, që betonizon përfundësisht të gjitha fushat që dikur kishte Pallati i Pionerëve.

Në 2015-ën premtone zero ndërtime në Tiranë, sot nuk ka hapësirë që nuk ka gllabëruar. Mos i harroni!

Të fundit