Flash News

KRYESORE

Nuk ndalet shkatërrimi në Parkun Kombëtar të Lurës, përfshihet nga zjarri masiv

Nuk ndalet shkatërrimi në Parkun Kombëtar të Lurës,

Një sipërfaqe pyjore është përfshirë nga flakët në Parkun Kombëtar të Lurës. Në fotot e siguruara nga  banorë të zonës, flakët e zjarrit duket se kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore.

Banorët thonë se po mundohen të shuajnë flakët me mjete rrethanore, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e ushtrisë, pasi terreni malor vështirëson fikjen e zjarrit për ta.

Në një lidhje telefonikë për News24, administratori i zonës, Hasan Hoti u shpreh se po përgatiten ushtarë nga Burreli për t’i ardhur në ndihmë banorëve në shuarjen e flakëve. Deri më tani sipas tij janë djegur rreth 5 hektarë me pyje.

Të fundit