Flash News

KRYESORE

Nuk ndalet tenori Hushi, nga Australia sulmon ministren shqiptare: “E zeza e kulturës zezon nga zyra e saj”

Nuk ndalet tenori Hushi, nga Australia sulmon ministren shqiptare: “E zeza

Tenori Agim Hushi është përballur me një valë komentesh pas statusit të bërë prej tij, ku shprehej i zhgënjyer me Shqipërinë dhe kastën politike që e drejton.

Por pavarësisht se është vendosur në qendër të kritikave, Hushi nuk është ndaluar me kritikat ndaj drejtuesve të qeverisë.

Agim Hushi shkruan se Shqipëria është mallkuar përsa kohë drejtohet nga njerëz si Mirela Kumbaro, të cilën ai e quan “Kumbara e zezë e kulturës”. Kjo nuk është hera e parë që tenori lëshon kritika ndaj ministres së Kulturës, pasi diçka të tillë e ka bërë edhe në 2016-ën.

Reagimi i Agim Hushit:

Me të madhen Laura Niculescu në ‘Sydnei Opera House’, në Operan Manon Lescout të Pucinit!

Këto momente të jashtëzakonshme në skenën e Operas më të bukur të botës në Sydnei, bëhen akoma më të paharrueshme kur vlerësimet maksimale më bëheshin në atë kohë kur Shqipëria ishte në kaos.

Urimeve për deputimin tim njerëzit i shtonin dhe urimin: Zoti e shpëtoftë Shqipërinë!

Ndërkohë që Richard Bonynge më quante zbulimin e jetës së tij, sot Kumbara e zezë e kulturës zezon nga zyra e saj, si shpirti i saj!

O Zot pse e ke mallkuar këtë vend kështu?

S’do doja të ndrisja në një zeznaje të tillë; do preferoja më mirë te isha një xixellonjë në një vend ku shndrit mirësia!

Të fundit