Flash News

KRYESORE

Nuk nis shitja e librave për nxënësit e arsimit të detyrueshëm, mësuesit premtojnë të hënën…

Nuk nis shitja e librave për nxënësit e arsimit të

Ishte parashikuar që shpërndarja e librave për nxënësit do të fillojë më 25 gusht. Por kjo nuk ka ndodhur. Në disa shkolla të kryeqytetit ka pasur dyndje të qytetarëve për të blerë librat, por që janë përballur me faktin e hishur se “libra s’ka”. Mësuesit thonë se shpërndarja do të nisë të hënën, pasi edne nuk janë gati librat nga shëtpitë botuese. Më herët ministria e Arsimit së bashku me shtëpitë botuese kishte njoftuar se po merr masat që këtë vit të mos ketë vonesa në tekste dhe problem me pullat certifikuese të librave, por edhe të shmangin radhët tradicionale të prindërve në library, por sot më 25 gusht asnëj libër nuk ëshët shitur. Në shkollat “Sabaudin Gabrani”, “Vasil Shanto” etj, qytetarët, të shoqëruar nga fëmijët e tyre kanë ikur të dëshpëruar, pasi do t’u duhet që të rivijnë të hënën për të zënë radhë për librat e fëmijëve.

Shpërndarje e lbirave të shkollës do të realizohet pranë njësive tregtare që ndodhen pranë mjediseve të institucioneve arsimore, por edhe në ambientet e shkollave kur drejtori i shkollës dhe botuesi bien dakord për shfrytëzimin e ambienteve të shkollës për shitjen dhe shpërndarjen e teksteve shkollore.  

Ministria e Arsimit dha garanci se këtë vit nuk ka mungesë të teksteve shkollore në librari dhe po shihet mundësia e lehtësimit të këtij procesi ku prindërit t’i marrin të paketuar librat për çdo viti shkollor.

Të fundit