Flash News

KRYESORE

“Nuk njihemi por unë jam me ty”, Fifi mbështet publikisht Loredanen

Dje Loredana ka dhënë një njoftim për fansat e saj dhe u shpreh se ajo do të anulonte të gjitha koncertet. Megjithëse nuk shpjegoi arsyen e këtij vendimi, me siguri kjo ka ardhur si pasojë e skandalit mediatik, ku këngëtarja shqiptare akuzohet për zhvatjen e një çifti zviceran.

Të shumtë janë kolegë e bashkëpunëtorë të Loredanës që kanë shprehur mbështetjen për të si Labinot Tahiri, Oriola Marashi, Sellma, Oriola Marashi e shumë të tjerë.

Së fundmi, kësaj liste i është shtuar dhe Fifi. Madje ajo i ka bërë  një dedikim shumë të ngrohtë që me shumë gjasa ka prekur dhe Loredanën:

“Loredana, edhe pse nuk njihemi personalisht, si të Ferizajt që jena të dyja…si do që të shkojë kjo histori ke mbështetjen time vajzë. Unë jam me ty!”

Të fundit