Flash News

KRYESORE

Nuk pagoi punonjësin e "Call Center", policia shpall në kërkim administratorin italian në Tiranë

Nuk pagoi punonjësin e "Call Center", policia shpall në

Administratori i një Call Center në Tiranë nuk pagoi dhe siguroi një punonjës. Policia e Tiranës ka nisur procedimin dhe ka shpallur në kërkim një shtetas italian.

“Seksioni për krimin ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin italian G.A. 51 vjeç, banues në Itali, pasi në rrugën “Nikolla Tupe”, te Call Center, në administrim të tij, ka punësuar pa e deklaruar dhe nuk i ka dhënë rrogën e sigurimet shoqërore, shtetasit I.B, vjeç 37, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia po punohen për kapjen e G.A. i cili akuzohet për “mashtrim”, “fshehje e të ardhurave” dhe “punësim të paligjshëm”.

Të fundit