All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

"Nuk pajtohemi me parimin 'asgjë për të gjithçka' me Kosovën", 'kërcënon' Vuçiç: Pranojmë kompromis, por jo poshtërim!

"Nuk pajtohemi me parimin 'asgjë për të
All - Paragraf - 1

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ashpërsuar tonet pas zhvillimeve të fundit politike, duke thënë se Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi, por nuk do të pajtohet me poshtërim për çështjen e Kosovës.

All - Paragraf - 3

 “Nuk duam që kjo të na ndodhë dhe të na befasojë, jo është arsyeja pse ne do ta ruajmë paqen. Prandaj nuk angazhohemi për një konflikt të ngrirë, por duam një zgjidhje kompromisi dhe të këmbëngulim në procesin që zhvillohet nën përkujdesjen BE-së”, tha Vuçiç duke sjellë në kujtesë se situatën në Nagorno Karabak, ku “nga një ‘konflikti të ngrirë’ prej 30 vjetësh mund të shpërthejë lufta.”

Gjatë një konference shtypi, në të cilën nominonte Ana Brnabiç si mandatare për formimin e qeverisë së re, Vuçiç theksoi se Serbia nuk do të pajtohet me poshtërime dhe parimin e “asgjë për të gjithçka” me Kosovën.

 “Obligimi ynë është që, duke u përballur me sfidat, kurse presionet më të mëdhatë janë rreth Kosovës dhe përpjekja për të detyruar Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës, e për këtë të mos marrë pothuajse asgjë, me dëshirën tonë që gjithmonë të shprehim qëllimin tonë për të biseduar dhe për të arritur një zgjidhje kompromisi. Sigurisht nuk e pranojmë poshtërimin e qytetarëve të Serbisë, dhe qytetarëve tanë në Kosovë”, tha Vuçiç.

Të fundit