Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Nuk përjashtohen befasitë!", reagon Shtëpia e Bardhë: Jo plan sekret amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi
Shtëpia e Bardhë tha se mirëpret takimin mes udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë. Këshilltari i Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien nënvizoi rëndësinë e bisedimeve për të çuar përpara paqen përmes bashkëpunimit ekonomik. Shtëpia e Bardhë ka thënë se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington të enjten dhe të premten do të përqendrohen tek çështjet ekonomike dhe se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë plan sekret apo paragjykim për zgjidhjen politike.
Në prag të takimit një këshilltar i posaçëm i Presidentit Donald Trump tha për gazetarët se SHBA synojnë të çojnë përpara bashkëpunimin ekonomik që të përfitojnë qytetarët dhe që të shërbejë si bazë për zgjidhjen politike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Keida Kostreci ka biseduar me analistë, të cilët bien dakord për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik, por theksojnë se synimi përfundimtar duhet të jetë një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe normalizim marrëdhëniesh:
Shtëpia e Bardhë tha se mirëpret takimin mes udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë. Përmes një komenti të mërkurën në Twitter, Këshilltari i Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien nënvizoi rëndësinë e bisedimeve:
“Mirëpres mbërritjen e Presidentit Vuçiç dhe të Kryeministrit Avdullah Hoti nesër në Shtëpinë e Bardhë. Këto diskutime të rëndësishme do të çojnë përpara paqen përmes bashkëpunimit ekonomik. Angazhimi i dy udhëheqësve për dialog do të sjellë përfitime si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën,” tha zoti O’Brien.
Të martën, një zyrtar amerikan, i identifikuar nga Shtëpia e Bardhë si Këshilltar i Posaçëm i Presidentit Trump, në një audiokonferencë me gazetarët, tha se është e qartë për këdo, seaspekti politik, siç u shpreh ai, “ka ngecur, po flitet gjithmonë për të njëjtat çështje, pa ndonjë përparim”.
Ai tha se Shtëpia e Bardhë synon ta përmbysë skenarin e deritanishëm për të pare nëse “zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës për të rinjtë, mund të ndryshojë dinamikën”.
Këshilltari tha se bisedimet e kësaj jave do të përpiqen të çojnë më përpara marrëveshjet për transportin ajror, hekurudhor dhe rrugor, të cilat ai i quajti “historike”.
Dr. Majda Ruge, eksperte e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, i tha Zërit të Amerikës nga Berlini se nuk parashikon ndonjë arritje tjetër në takim përveç rikonfirmimit të këtyre marrëveshjeve.
“Asnjëra nga palët – për arsye të ndryshme - nuk është gati të arrijë një marrëveshje siç pamë në rastin e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.”
Zëvendës presidenti ekzekutiv i Këshillit të Atlantikut në Uashington, Damon Wilson i tha Zërit të Amerikës se është e rëndësishme që bisedimet këtë javë po përqendrohen tek përfitimet për qytetarët:
“Përqendrimi në hapa pragmatikë dhe ekonomikë, vendos qytetarët e zakonshëm në plan të parë.Në fund të fundit ky dialog është është për të përmirësuar jetët e njerëzve që jetojnë në Kosovë dhe Serbi”, thotë zoti Wilson.
Këshilltari i Presidentit Trump tha se Shtëpia e Bardhë nuk ka asnjë paragjykim për çfarëdo zgjidhje për të cilën do të bien dakord palët.
Ai i mohoi sërish zërat, siç u shpreh ai, “se ekziston një plan sekret” për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, ndonëse shtoi se u takon palëve të vendosin se sa duan të përparojnë në bisedimet e kësaj jave.
Pala amerikane, tha ai, është e hapur për të trajtuar çdo temë, duke lënë të kuptohet se nëse palët janë të gatshme për të diskutuar çështje përtej atyre ekonomike, ato mund ta bëjnë këtë.
“Është në dorë të palëve nëse duan apo jo të ecin përpara dhe çfarëdo që të ketë thënë media, Shtetet e Bashkuara nuk kanë një plan sekret, nuk do të kërkojnë diçka”, duke shtuar se “palët duhet të jenë në gjendje të shënojnë përparim, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë t’i përdorin këto mekanizma në mënyrë të fuqishme”.
Zoti Wilson, tërhoqi vëmendjen se megjithëse përparimi i dialogut për çështjet ekonomike është i rëndësishëm, çështja politike nuk mund të lihet pas dore.
Damon Wilson
“Ajo për të cilën po flasim është një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që të sjellë normalizim. Pas një procesi 20 vjeçar, nuk mund të merremi me hapa të vegjël, nëse nuk i shërbejnë një nxitjeje për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, tha ai.
Këshilltari i Posaçëm tha se ai nuk ka marrë asnjëherë pjesë në ndonjë bisedë për shkëmbim territoresh. Në përgjigje të një pyetjeje të Zërit të Amerikës, nëse parashikon se sa kohë do duhet që procesi ekonomik të gërshetohet me atë politik, ai tha se nuk donte të bënte parashikime.
Kosova ka kërkuar me këmbëngulje që Shtetet e Bashkuara të jenë të angazhuara në çështjen e dialogut mes dy vendeve, por Dr. Ruge nuk mendon se zgjidhja do të jetë e shpejtë për disa arësye.
“Së pari kemi pasigurinë lidhur me zgjedhjet amerikane dhe nëse ata që do të drejtojnë takimin do të jenë në ato poste pas nëntorit, kemi njerëz të rinj në Bruksel që kanë hequr dorë nga qëndrimi që kishte (Federica) Mogherini që mbështeste shkëmbimin e terrioreve si mënyrë për ta bërë Serbinë të njihte Kosovën dhe kemi gjithashtu një politikë të brendshme të paqendrueshme në Kosovë”.
Zoti Wilson megjithëse është dakord që ka shumë pasiguri për momentin, përfshirë faktin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, shpreson që synimet për interesat amerikane në rajonin e Ballkanit të jenë dypartiake.
“Përparimi në Ballkanin Perëndimor është në interes të Shteteve të Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara do të luajnë rolin e vet mbështetës për të ndihmuar palët që të arrijnë marrëveshje mes njëra-tjetrës dhe të mbështesin Bashkimin Evropian në përpjekjet e tij”, thotë ai. Këshilltari i Posaçëm tha se Shtëpia e Bardhë po i koordinon gjithë përpjekjet me Bashkimin Evropian./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38