Flash News

KRYESORE

Nuk përmbahet Veliaj, firmos largimin nga detyra të 3 zyrtarëve të LSI-së nga Bashkia

Nuk përmbahet Veliaj, firmos largimin nga detyra të 3 zyrtarëve

Pas dorëheqjes së Brunilda Paskalit, n/drejtoreshë e Bashkisë së Tiranës, e cila deklaroi se “jam në opozitë”, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shkarkoi sot nga detyra 3 zyrtarë të bashkisë të cilët vijnë nga radhët e LSI.

Burime nga bashkia bëjnë me dije se është shkarkuar nga detyra drejtori i Ndërmarrjes numër 3 të kryeqytetit Artjon Caushllari, administratori i Njësisë Farkë Mateo Shaba, si dhe drejtoresha e qendrës sociale në Shkozë Kajame Sinani, njofton gazetari Mariglen Mërtiri.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e shkarkimit të këtyre 3 zyrtarëve.

Të fundit