Flash News

KRYESORE

Nuk pranoi të drejtonte takimin ndaj Kosovës, Mali i Zi shkarkon trajnerin serb

Nuk pranoi të drejtonte takimin ndaj Kosovës, Mali i Zi shkarkon

Mali i Zi nuk ia ka falur sjelljen në takimin ndaj Kosovës trajnerit serb Ljubisha Tumbakoviç. Federata malazeze e pushoi nga puna, pasi ai nuk pranoi të ishte në stol në sfidën ndaj Kosovës. Tumbakoviç u kërcënua nga politika, por edhe nga ultrasit serbë të Beogradit, që të mos ta drejtonte këtë sfidë.

Edhe dy lojtarë me origjinë serbe morën presione nga serbët, por federata nuk ka marrë ende një vendim për lojtarët e skuadrës serbe të Crvena Zvesdës, Mirko Ivanic dhe Filip Stojkoviç. Sfida mes Malit të Zi dhe Kosovës e vlefshme për Euro 2020 përfundoi me rezultatin 1-1.

Kapiteni shqiptar i Malit të Zi, Fatos Beqiraj, tha pas takimit se ai kishte marrë shumë sharje e fyerje nga disa kosovarë para ndeshjes së mbrëmshme, por nuk i mori ato seriozisht.

“Kam marrë shumë fyerje, shumë sharje nga disa njerëz nga Kosova të cilët nuk e dinë situatën time, nuk e dinë si ka shkuar karriera ime nga fillimi dhe si kam ardhur deri këtu. Sharjet nuk i kam marrë aspak seriozisht. Ata kanë qenë njerëz të thjeshtë, jo të rëndësishëm dhe s’kanë mundur të më dekoncentrojnë. Unë dua t’i falënderoj të gjitha mediet kosovare dhe tifozët e Kosovës, pasi që të gjithë janë treguar shumë korrekt me mua”, tha Beqiraj, i lindur në Pejë 31 vite më parë.

Të fundit