Flash News

KRYESORE

“Nuk pranojmë ‘mbeturina toksike’”, Rama ndryshon qëndrim për refugjatët: Jemi gati të marrim pjesën që na takon

“Nuk pranojmë ‘mbeturina toksike’”, Rama ndryshon

Pas refuzimit të qeverisë libiane për pritjen e emigrantëve që vijnë kryesisht nga zonat e luftës duke se emri i Shqipërisë po del sërish fuqishëm në skenë. Është vetë kryeministri Rama, i cili në një intervistë për televizionin gjerman, ‘ZDF' pranon se dera e vendit për njerëzit në rrezik do të jetë gjithmonë e hapur ndërsa sjell si shembull eksperiencën që Shqipëria ka patur me refugjatët në luftën e Kosovës.

"Ne nuk do të jemi asnjëherë pjesë e ndonjë plani ku refugjatët do të trajtohen si njerëz të infektuar. Ne nuk jemi në Bashkimin Europian, por duhet të jemi të gatshëm të marrim pjesën tonë. As më shumë dhe as më pak. kemi pasur më shumë se gjysmë milioni refugjatë nga Kosova. Në ditët e sotme, ne kemi mirëpritur disa qindra refugjatë nga Irani, refugjatë politikë. Shqipëria është vendi ku njerëzit në rrezik gjithmonë gjejnë strehë. Ne jemi gjithashtu një vend që përfiton nga mikpritja në Gjermani, në Itali dhe Greqi, në Europë dhe Amerikë. Pra, shqiptarët asnjëherë nuk i kanë konsideruar refugjatët si rrezik apo si diçka që duhet shmangur,” sqaroi ai.

Në fakt, me këtë qëndrim, kryeministri bie në kundërshtim me veten, pasi me 27 qershor - dy ditë pas lajmit për shtyrjen e negociatave nga Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian - në një prononcim për gazetën gjemane ‘Bild’ ai theksoi se të strehosh refugjat në vendin tonë do të thotë “të depozitosh diku njerëz të dëshpëruar si mbetje toksike që nuk i do askush.”

Ai pati shtuar po ashtu se pala shqiptare është e gatshme të ndihmojë disi në barrën evropiane, por kjo nuk do të thotë se vendi do të mbajë problemet e të gjithë BE-së. “Asnjë vend nuk mund ta përballojë krizën aktuale të refugjatëve”,  ka thënë Rama, “është një zgjidhje e rrezikshme ta bësh Shqipërinë moçal për refugjatët e Evropës”.

Nga ana tjetër, duke vijuar proncimin e tij për televizionin ‘ZDF’, Rama garantoi se qeveria po bën përpjekjet që i takojnë për të avancuar me përgatitjet që kërkon  hapja e negociatave në qershor të vitit të ardhshëm.“Ne jetojmë në një situatë që përsëri përkufizohet nga ‘mallkimi i Ballkanit’. Kur ne ishim në formën më të keqe, Europa ishte në formën e saj më të mirë. Tani që ne jemi në forme të mirë, nuk është Europa mirë. Pra, në mes të kësaj sinergjie, ne vazhdojmë të përpiqemi dhe të punojmë. Ne kemi bërë shumë progres. Tani ne kemi edhe një afat për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm. Dhe na duhet të përpiqemi dhe ta arrijmë”, ka përfunduar ai. /L.C./

Libia refuzon të ndërtojë kampe për refugjatët, del sërish në skenë emri i Shqipërisë

Të fundit