Flash News

KRYESORE

Nuk pranuan ultimatumin e Ramës, drejtoresha e Hipotekave: Vetting për drejtorët dhe kallëzime penale

Nuk pranuan ultimatumin e Ramës, drejtoresha e Hipotekave: Vetting për

Drejtuesit e Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen një konkursi, që do të përfundojë në fund të muajit gusht.

Në një deklaratë për shtyp, drejtoresha e zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Blerina Doracaj, theksoi se procesi do të zgjasë një muaj dhe përzgjedhja do të bëhet nga një grup i posaçëm.

“Shprehem se situata është dramatike dhe ka nevojë për përmirësime rrënjësore. Në të gjitha dëgjesat që ka bërë kryeministri, refreni ka qenë ZRPP. Për ecurinë e punës dhe situatën e çdo zyre është hartuar një informacion dhe i është paraqitur kryeministrit pa fshehur asgjë. Mbi bazën e kësaj analize fillestare të situatës kam kërkuar që të gjithë drejtuesit e zyrave vendore të futen në një garë për të merituar nderin për t’i shërbyer qytetarëve. Regjistruesit do të zgjidhen kundrejt një procedure të hapur, e cila do të përmbyllet në fund të muajit gusht. Për këtë do të ngrihet një grup pune për përcaktimin e rreptë dhe ngushtësisht teknikë për aplikuesit për regjistrues në të gjithë zyrat vendore”, nënvizoi Doracaj.

Sipas saj, paralelisht me hapjen e konkursit për regjistruesit do të nisë edhe një proces verifikimi apo vettingu për të gjithë punonjësit e zyrave të regjistrimit nga i pari tek i fundit.

“Për çdo rast që do të konstatohet shkelje ligji do të procedohet me kallëzime penale dhe për çdo rast të shkeljes administrative do të bëhet largimi nga puna i këtyre punonjësve”, tha Doracaj.

Ky vendim vjen pas rezistencës që po i bëjnë disa drejtorë hipotekash ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për t’u dorëhequr nga posti.

Të fundit