Flash News

KRYESORE

Nuk punon asnjë ditë, por paguhet 4.500 euro nga Ministria e Infrastrukturës

Nuk punon asnjë ditë, por paguhet 4.500 euro nga Ministria e

Gjatë gjithë vitit të shkuar nuk kishte bërë asnjë ditë punë. Megjithatë, Ministria e Infrastrukturës në Kosovë kishte vijuar ta mbante në borderonë e pagave një nga zyrtarët e saj, të cilin e paguante me pagën vjetore 4 mijë e 564 euro.

Lajmi është bërë i ditur nga RTV Dukagjini , ndërsa publikon shkresën zyrtare Zyra Kombëtare e Auditimit.

“Rregullorja nr. 05/2010 e orarit të punës, neni 4 pika 3 thuhet: orari i punës fillon në orën 8:00 dhe përfundon në orën 16:00 përveç nëse rregullohet ndryshe nga organizata. Gjithashtu neni 7 vijueshmëria në punë: gjatë orarit të punës të gjithë nëpunësit civil janë të obliguar të jenë në vendin e punës. Në një rast kemi vërejtur që MI nuk kishte dëshmi për vijueshmërinë në punë për një zyrtar. I njëjti asnjëherë nuk figuron në regjistrin e ardhje vajtjeve në punë gjatë vitit 2017 ndërsa kompensimi vjetor për këtë të punësuar ishte 4,564€. Në listën e pranuar nga zyrtarët përgjegjës të MI-së, vërehet se ekzistojnë edhe 31 punonjës/raste tjera të ngjashme, ku të gjithë i përkasin minoriteteve”, thuhet në përshkrimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Të fundit