Flash News

KRYESORE

Nuk reagoi në Tiranë, Ramush Haradinaj kundërshton Edi Ramën nga Podujeva dhe paralajmëron Podgoricën

Nuk reagoi në Tiranë, Ramush Haradinaj kundërshton Edi Ramën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin tij të palëkundur për të refuzuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, e nënshkruar nga qeveria e Isa Mustafës.

Haradinaj ka deklaruar nga Podujeva, ku mori pjesë në një tubim për fushatën e zgjedhjeve lokale, se vija kufitare me Malin e Zi është në Çakorr.

“Nuk ka votë Kosova për këtë version, kjo është e vërtet. Nuk janë dy të tretat për këtë version. S’mund të votohet kështu. Ata që janë në Komision, ata e gjejnë të vërtetën e atë të vërtetë ne ose do ta bëjmë marrëveshje me Malin e Zi, ose nuk ka marrëveshje. Nuk ka marrëveshje të njëanshme për kufi. Marrëveshja është e dyanshme”, ka thënë Haradinaj.

Kjo deklaratë e kryeministrit kosovar bëhet vetëm një ditë pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kërkoi që të tërhiqej nga kundërshtimi i marrëveshjes së demarkacionit. Haradianj nuk tha asnjë fjalë në konferencën e përbashkët me Ramën, por ka preferuar të shkojë në Kosovë për t’iu përgjigjur homologut të tij.

Gjithashtu, deklarata e sotme shihet edhe si një paralajmërim për qeverinë e Podgoricës, e cila e konsideron të mbyllur këtë çështje.

Përplasja/ Albin Kurti: Mos u merr me demarkacionin, nuk kemi tokë për të falur. Edi Rama: Unë nuk fal as det, jo më tokë

Vasili në krah të Albin Kurtit: Kryeministri ynë tokën ia ka falur drogës

Të fundit