Flash News

KRYESORE

Nuk respektohet radha e distanca, Rama sjell shembujt e botës dhe paralajmëron: Nga sot, angazhohet policia dhe ushtria

Nuk respektohet radha e distanca, Rama sjell shembujt e botës dhe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatat e krijuara gjatë dy fasheve të lëvizjes, duke krijuar radhë dhe shkelje të distancës mes njëri tjetrit, kryesisht në dyqanet e ushqimoreve dhe farmaci.

Rama paralajmëron se nga sot policia dhe ushtria dp jenë të angazhuara nga sot në sigurimin e radhave e të distancave, ndërs asjell shembujt e të huajve se si respektohen këto dy masa për luftën ndaj Covid-19.

“Policia dhe ushtria janë angazhuar sot në sigurimin e radhave e të distancave në hyrje e brenda pikave të shërbimeve ushqimore dhe farmaceutike!

🔴 ju përgjërohem të gjithëve të mbajnë radhën si njerëz të rrezikuar nga bombat e padukshme që sjellin vdekje, vuajtje, zgjatje të pafundme të kësaj lufte

🔴 bashkëngjitur shembuj se si e lufton bota armikun kur shkon për të blerë ushqime e ilaçe, madje edhe para dyqanit në armëve apo në shtëpinë e zotit rrinë në radhë e në distancë!”, shkruan Rama.

Të fundit