Flash News

KRYESORE

Nuk respektoi karantinën, gjobitet me 700 mijë lekë i sapoardhuri nga një vend i prekur nga COVID-19  

Nuk respektoi karantinën, gjobitet me 700 mijë lekë i sapoardhuri

Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 81 persona, të cilët kishin dalë pa ndonjë arsye për të lëvizur gjatë paradites dhe kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësit të Policisë për të hyrë në banesë, si dhe 200 të tjerë, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, në orët e pasdites, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Po ashtu, është ndëshkuar me masë administrative 700 000 lekë, 1 person, pasi është kthyer nga një vend i prekur nga COVID-19 dhe nuk është gjetur në ambientet e banesës së tij, gjatë kontrollit të bërë nga punonjësit e Policisë.

Sipas policisë, janë evidentuar 18 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Strukturat e Policisë në të gjithë vendin kanë vijuar çdo ditë kontrollet në banesat e shtetasve të vetëkarantinuar dhe vetëm gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar 302 shtetas.

Të fundit