Flash News

KRYESORE

Nuk respektuan këmbësorët, gjobiten 67 drejtues automjetesh në Tiranë

Nuk respektuan këmbësorët, gjobiten 67 drejtues automjetesh

Policia Rrugore e Tiranës njofton se duke parë shtimin e numrit të këmbësorëve dhe mjeteve, në rrugët e kryeqytetit dhe sheshet kryesore ku janë përqëndruar zonat festive, ka shtuar ndjeshëm patrullat të cilat monitorojnë dhe dokumentojnë kryesisht shkeljet.

Policia sqaron se nga kontrollet policore në formën e patrullimit dhe monitorimit në disa segmente rrugore janë evidentuar dhe proceduar 67 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve, si dhe janë këshilluar shumë këmbësor që të përdorim vendkalimet e përcaktuara.

Të fundit