Flash News

KRYESORE

Nuk i shkoi në takim, Veliaj merr me të mira Edi Ramën

Erion Veliaj mungoi në mbledhjen që kryeministri Edi Rama organizoi ditën e djeshme me kryebashkiakët nga ky njoftoi nisjen e aksionit kombëtar kundër vjedhjes së ujit të pijshëm. Mungesa e tij bëri që të përhapeshin zëra të cilat flisnin për një bojkot që kryebashkiaku i Tiranës po i bënte kreut që qeverisë.

Por për të shuar këto zëra, madje për të herqur edhe dyshimet që Rama mund të kishte ndërtuar pas mungesës së Veliaj, mendoi vetë ky i fundit.

Në një prej postimeve të ditës së sotme në rrjetin social Facebook, Veliaj flet për nisjen e disa projekteve të përbashkëta që Bashkia e Tiranës do të zhvillojë me Bashkinë e Firences.

Por ajo që bën më tepër përshtypje është sfocua e Veliaj për të sjellë në vëmendje një marrëvshje, që siç e thotë edhe vetë, të para shumë vitesh, mes Ramës si kryebashkiak i Tiranës dhe Matteo Renzit.

Nuk dihet se cila ka qenë qëllimi se pse Veliaj e ka bërë një postim të till, mbase duke bërë tag (term Facebook-u) edhe kryeministri ku në fakt është një marrëveshje e para shumë vitesh dhe mbi të gjitha një marrëveshje binjakëzimi të cilat në ditën e sotme janë kthyer në rutinë, aq sa sot nuk ka asnjë bashki në vend që nuk ka një marrëveshje binjakëzimi me një bashki jashtë vendit.

Të fundit