Flash News

KRYESORE

Nuk i shkon në zyrë, por Brian Yee nuk harron të telefonojë Sali Berishën

Nuk i shkon në zyrë, por Brian Yee nuk harron të telefonojë

Zyrtari i lartë i DASH, Hoyt Brian Yee ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë ku është takuar me liderët kryesorë të politikës.

Burime për Politiko.al bëjnë të ditur se Yee do të zhvillojë gjatë pasdites së sotme një bisedë telefonike me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndonëse Yee ndodhet në kryeqytet, i shtyrë edhe prej axhendes se ngjeshur, ai nuk e ka takuarpersonalisht në zyrë, apo ta presë në Ambasadën amerikane, duke kryer megjithatë një telefonatë.

Në qendër të diskutimit do të jetë kriza politike dhe paketa “McAllister plus” që Yee u ka dorëzuar sot politikanëve për gjetjen e një zgjidhje.

Më herët Hoyt Brian Yee zhvilloi për 90 minuta një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha, të cilit i ka dorëzuar paketën me propozimet për daljen nga kriza.

Të fundit